Në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Territor i pastër”, policia e Kurbinit ka zbuluar dhe më pas asgjësuar qindra bimë narkotike kanabis sativa. Një person ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet si autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike.
Autori i ëndës narkotike dyshohet se ka kultivuar në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, të mbjellë me misër, 900 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjithashtu, ky shtetas kishte krijuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike për të furnizuar sistemin e vaditjes së këtyre bimëve.
Ky person po hetohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.
Ndërkohë një shtetas tjetër ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, pasi dyshohet se ka kultivuar në oborrin e banesës së tij, bimë narkotike cannabis sativa.
Ky shtetas rezulton me precedent të mëparshëm penal për kultivim të bimëve narkotike. Pas kontrolleve në banesën e tij policia i gjeti dhe i sekuestroi rreth 600 gramë kanabis sativa.
Nga kontrollet intensive të territorit, goditen raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatrat e njësive administrative Pult dhe Shalë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë gjetur të kultivuara në territoret e këtyre fshatrave dhe kanë asgjësuar 3500 bimë cannabisi.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Lazarat#Dukagjin
![](https://i.ytimg.com/vi/VjmbQCBVaZs/maxresdefault.jpg)