Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Kryeministri Edi Rama ka mbyllur debatin për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Duke e konsideruar një mjedis publik, ai tha se teatri nuk është pronë as e aktorëve dhe as regjisorëve, por u takon vendimarrësve në bashkëpunim me ekspertët të vendosin rreth godinës dhe zhvillimit të saj.
Pyetja tha Rama, nuk është a duhet ndërtuar Teatër i ri por si duhet bërë.
Mbi këtë të fundit, Rama tha se qeveria ka gatishmërinë për të diskutuar me krijuesit dhe interpretuesit e skenës për të parë se çfarë mund të bëjnë me mirë në këtë projekt.
Deklaratat Rama i bëri në ceremoninë e inaugurimit të “ArTurbinës” që do të funksionojë si godina e Teatrit Kombëtar deri në përfundimin e ndërtimit të godinës së re që do të zëvendësojë objektin aktual.
Ndërkohë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka vijuar edhe sot mbledhjen e firmave për peticionin, në të cilin i kërkojnë Presidentit të Republikës mosdekretimin e projektligjit për Teatrin.
Edi Rama: Janë mjaft që gojtoret e shqyera të baltës së përditshme të qepen dhe të mos bëjnë zë fare përballë raportit mes asaj që u shkatërrua dhe rrënua për 20 vjet e kusur vite dhe asaj që është ndërtuar dhe rindërtuar në katër vite.Kjo skenë e re është një infrastrukturë moderne për teatrin, muzikën, baletin dhe artet pamore që për nga cilësia e kushteve dhe mundësive për artistët dhe dashamirësit e artit fare mirë mund të ishte në Londër, Paris dhe Milano.
Pyetja e vërtetë që duhet bërë në funksion të historisë dhe të ardhmes së artit shqiptar nuk është a duhet të ruhet ngrehina absurde e Teatrit Kombëtar apo duhet të ndërtohet një Teatër i ri me parametra më në fund optimale në territorin e saj.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/Vo1glx4OAKs/maxresdefault.jpg)