Lajme Arkiva - TV Klan 2004
Bashkia e Tiranës ka marrë përsipër të shembë të gjitha pikat e karburanteve pa leje të ngritura në kryeqytet. Këtë punë, ka theksuar kryetari i bashkisë Edi Rama do ta çojmë deri në fund edhe pse nuk kemi përkrahjen e institucioneve përkatëse shtetërore.
Edi Rama: “Unë dëshiroj të them, se më vjen zor, bile për ta thënë aqik, më vjen turp që në këtë aksion të domosdoshëm për të siguruar jetën e qytetarëve dhe për të garantuar ligjin në këtë sektor ku ka një abuzivizëm të skajshëm, policia bashkiake dhe bashkia e Tiranës vazhdojnë të mbeten të pambështetura nga struktura shtetërore përgjegjëse që është Inspektorati Shtetëror i Naftës dhe Gazit, i cili megjithëse ka shprehur predispozitën teorikë për të bashkëpunuar mbetet jashtë këtij aksioni, arsyet i dinë ata”.
Shembja e kësaj pike karburanti të ndodhur në unazën e re të kryeqytetit është i pari aksion i bashkisë së Tiranës dhe vjen menjëherë pas bllokimit të shumë pikave të karburanteve të cilat janë ndërtuar pa leje apo dhepranë qendrave tëbanimit./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!