Turqia është tronditur ditën e sotme teksa një tërmet i fuqishëm është ndjerë. Dëshmitarët kanë përshkruar dridhje të mëdha ndërsa tërmeti ra rreth orës 02:00 me kohën lokale. Shkollat u evakuuan pas katastrofës natyrore. Më herët një tërmet më i vogël, me një madhësi 2.9, kishte goditur Stambollin, i cili ka 16 milion banorë, ndërsa të hënën u regjistrua një tërmet me madhësi 4.6 .
Kryetari i Stambollit Ekrem Imamoglu shkroi në llogarinë e tij në Tëitter se nuk ka raporte të menjëhershme për dëme ose njerëz të lënduar. Instituti i Observatorit dhe Kërkimit të Tokës, Kandilli tha që epiqendra e tërmetit ishte rreth 44 milje në perëndim të Stambollit në Detin Marmara, në jug të qytetit të Silivri. Në videot e publikuara online shfaqen edhe momentet e tërmetit, ku ndërtesa shumëkatëshe është lëkundur e gjitha.
Ещё видео!