#oranews #digjengoma #zjarrnevlore #djegiagomavenevlore #tymizi #vlore
Katastrofë mjedisore në Vlorë.
Një grumbull gomash u dogjën në mëngjesin e së martës në lagjen “24 Maji”, pranë hidrovorit.
Shtullungat e tymit kancerogjen dhe grimcat helmuese që çlirohen nga djegia e gomave, mbuluan lagjet periferike dhe ishin të dukshme nga zona të ndryshme të qytetit bregdetar.
Siç tregojnë pamjet, situata që u krijua ishte shqetësuese dhe ndotja e çliruar alarmante.
"Strukturat e shtetit ta marrin në konsideratë që të shërbejë si masë parandaluese"
Dyshimet janë se djegia e gomave është e qëllimshme, ndaj të paktën 4 persona janë shoqëruar për tu pyetur në policinë lokale, pas veprimeve të para hetimore.
Zjarri mori përmasa të mëdha dhe për ta vënë nën kontroll, u kërkua ndërhyrja e dy mjeteve zjarrfikëse.
Një banor i zonës tha se djegia e gomave dhe materialeve të tjera, është fenomen i përsëritur.
Banori: “Tym kemi parë shpeshherë këtu” Rreth fushës së mbetjeve janë 3 lagje “1 maj”, “24 maj” dhe “Kushtrimi” dhe banorët e tyre janë të parët që vuajnë pasojat e këtij tymi kancerogjen.
Gjatë muajve të verës, fushës së mbetjeve në Vlorë iu vendos disa herë zjarri, ku dyshimet janë se autorët kryesisht janë persona që mbledhin materiale të riciklueshme.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/VxhNTDAq50E/maxresdefault.jpg)