#RTVORA #ORAEBETIT #DritanZagani #SAIMIRTAHIRI
Arrestimi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ishte tema e kësaj të marten ë emisionin Ora e Betit.
Ish-oficeri i anti-drogës që sot ndodhet në azil në një prej vendeve të BE-së, Dritan Zagani, tha se fijet e Tahrit të çojnë te kryeministri Rama.
Nuk më shqetëson fare sa vjet e sa muaj do të bëjë qytetari Saimir Tahiri, më shqetëson ministri i Brendshëm që ishte kokë e këmbë trafikant droge dhe i lidhur me bandat e drogës dhe ushtar i krimit të organizuar të drejtuar nga shefi i tij sot dënohte me 3 vite qesharake dhe nuk është akuza për të cilën u çua në prokurori.
Ai kishte edhe një akuzë për zyrtarë të lartë në detyrë
Dritan Zagani: “Perlat Cullhaj, drejtori i Durrësit i dikurshëm, miku shumë i ngushtë i Saimir Tahirit një nga policët miliarderë dhe aksionerë në shumë biznese që askush nuk e heton dhe askujt nuk I intereson”
Edhe për kreun e LZHK-së Dashamir Shehi Rama e ka ditur për veprimtarinë e Tahirt.
Dashamir Shehi: “Këto i kanë ditur i kanë aprovuar dhe dinë më shumë se kaq. Këto po i dimë dhe ne tu nejt tek kafja e parlamentit. Kemi nja 10 mijë policë në një vend kaq të vogël, mbi 1 mijë të shërbimit informative dhe 5 mijë spiunë vullnetarë dhe nuk e ditkemi çfarë po ndodh në 28 mijë km katrorë. Mjafton dy drone të vijnë vërdallë dhe e kuptojmë se ku është droga”
Ish- ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u burgos për 3 vjet e 4 muaj për shpërdorim detyre. Tahiri u akuzua nga prokuroria për veprat penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”. Ai akuzohet se ka favorizuar dhe ka bashkëpunuar me grupin “Habilaj” në trafikim droge në periudhën 2013-2015, kur mbante postin e ministrit të Brendshëm.
Çdo të martë ora 20:45 në RTV Ora.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow RTV Ora
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
#rtvora#oraebetit#betinjuma#politike
![](https://i.ytimg.com/vi/W-_5HcCmqmw/maxresdefault.jpg)