Qindra besimtarë i janë drejtuar këtë mbrëmje katedrales "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë për të kremtuar festën e Pashkëve.
Me qirinj në duar, si simbol i fitores mbi vdekjen, besimtarët ortodoksë po ndjekin liturgjinë e përvitshme të kësaj ceremonie që ka për synim të përcjellë mesazhe shprese, paqeje e dashurie.
Festa e pashkëve cilësohet, si një nga festat më të rëndësishme nga besimtarët ortodoksë, sepse Krishti rikthehet përsëri në jetë.
Pashka është kremtimi i ringjalljes së Jezusit, e cila festohet tri ditë pas vdekjes së tij në kryq.
![](https://i.ytimg.com/vi/W3Fwy4vh0cU/mqdefault.jpg)