Helikopterët e tipit Black Hawk UH-60A+, fluturojnë për herë të parë me pilotë shqiptarë.
Personeli i pilotëve të FA, teknikëve të bordit dhe atyre të mirëmbajtjes u certifikuan për kryerjen e detyrave në përfundim të fazës së parë të trajnimit nga instruktorët amerikanë të skuadrës SATMO.
8 pilotë dhe 8 specialistë mirëmbajtje janë kualifikuar në profilet teknik linje, teknik motori, teknik strukture, teknik avionik etj.
Ekipi amerikan SATMO, sipas kontratës do të kryejë avancimin e aftësive të pilotëve në modulet transport trupash, fast-rope, bambi bucket, vinç, IFR, dhe natën me NVG.
Nënkolonel Ervin Buzi, ka kryer avancimin operacional për të kryer transport trupash përfshirë këtu menaxhimin e emergjencave si dhe fluturimin me instrumenta në kushte të vështira meteorologjike; ndërsa major Klajdi Tushe ka kaluar fazën e menaxhimit të emergjencave, fluturimit vizual dhe më pas do të vazhdojë atë instrumental.
Dy helikopterët e parë UH-60 Black Hawk erdhën në Shqipëri në janar të këtij viti, si porosi e parë e vendit tonë, mbështetur me mbi 50 milionë dollarë nga fondet e ndihmës së SHBA. Helikopterët e rinj do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të Forcave Ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi, si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje.
This is the official Channel of the Ministry of Defence of Republic of Albania
Subscribe:
[ Ссылка ]
Abonohu: [ Ссылка ]
For more visit: [ Ссылка ]
Subscribe to "Ministria e Mbrojtjes" on YouTube Channel
Shows HERE:
[ Ссылка ]
For more content from click HERE:
[ Ссылка ]
Like Ministria e Mbrojtjes on Facebook HERE:
[ Ссылка ]
Follow Mbrojtja on Instagram HERE:
[ Ссылка ]
Follow Ministria e Mbrojtjes on Twitter HERE:
[ Ссылка ]
Subscribe:
[ Ссылка ]
#MinistryOfDefence #Albania
![](https://i.ytimg.com/vi/W5OR1Fa3924/maxresdefault.jpg)