Ish-presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump u paraqit në gjykatën e Manhatin, teksa u përball me 37 akuzat kundrejt tij.
Për orë të tëra ai u përball me trupën gjykuese, teksa i mohoi të gjitha pretendimet lidhur me mbajtjen e qëllimshme të dokumenteve sekrete të mbrojtjes, pengim të drejtësisë dhe deklarata të rreme.
“Jam i pafajshëm”, kështu citohet të ketë thënë ish-lideri amerikan, sipas BBC.
Avokatët Todd Blanche dhe Chris Kise po përfaqësojnë Trumpin në gjykatë, pas disa trazirash që u shkaktuan pak ditë më parë me ekipin mbrojtës.
Kjo është hera e dytë që nga muaji prill, që Trump përballet me akuza penale në gjykatë. Por ndryshe nga rasti i Nju Jorkut, ekspertët ligjorë e kanë cilësuar aktpadinë e prokurorëve federalë, një çështje më të fortë.
Akuzat përfshijnë ndër të tjera shkelje të ligjit të spiunazhit, i cili e konsideron një vepër penale mbajtjen e paautorizuar të dokumenteve që lidhen me mbrojtjen.
Problemet ligjore nuk e kanë dëmtuar popullaritetin e Trump në mesin e votuesve republikanë. Sondazhet e opinionit publik e tregojnë atë shumë përpara rivalëve të tij, që garojnë për të siguruar kandidimin zyrtar nga partia. Shumë prej mbështetësve kanë pritur me brohorima dhe banderola në ambientet e jashtme ku mbërriti Trump.
Njëkohësisht Walt Nauta, ndihmësi personal ushtarak i ish-presidentit, është përballur me akuzat si bashkëpunëtor, por i ka qëndruar mendimit për pafajësi.
Pamjet: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Trump#TopChannelNews
Ещё видео!