Aventura e radhës e “Check In” në Tv Klan ka shkuar drejt Ishujve Faroe. Gjatë ‘hiking’ në një prej ishujve më të bukur të arkipelagut, mes shtëpive prej druri të vendosura në një peizazh të gjelbër e që shohin drejt detit, Albana Nanaj e Drini Zeqo takojnë edhe një çift të sapomartuarish. Ata kanë zgjedhur që setin fotografik ta realizojnë në këtë vend përrallor që është vështirë të përshkruhet nga fjalët.
Albana Nanaj: Me kaq pak banorë sa ka ishulli, probabiliteti që të gjenim një çift që martohej ishte gati zero.
Drini Zeqo: Dhe në fakt nuk na gaboi intuita sepse ata nuk ishin nga Faroe Island, çifti që takuam por ishin në mos gaboj, burri ishte nga Teksasi?
Albana Nanaj: Ai nga Teksasi dhe ajo franceze dhe i pëlqente veriu i Evropës, vendet nordike dhe po martoheshin në Ishujt Faroe.
Drini Zeqo: Një zgjedhje e çiftit, por pamja ishte vërtet si skenar filmi. Ajo me atë fustanin ngjyrë kremi, dhëndri duke fotografuar…
Albana Nanaj: Të thjeshtë, shumë të thjeshtë. Besoj do kenë një set fotografik të mrekullueshëm nga këto ishuj dhe kanë zgjedhur pikërisht Ishujt Faroe.
#Check-in #TvKlan | Emision nga Albana Nanaj
#drinizeqo
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/W_eCt9vu8_4/mqdefault.jpg)