Ish presidenti rus, Dmitry Medvedev, një aleat i shefit të kremlinit Vladimir Putin, kërcënoi NATO-n të enjten duke thënë se mundja e Rusisë në Ukrainë mund të shkaktonte një luftë bërthamore. Në të njëjtën linjë, në atë që e quajti kohë ankthi për vendin, edhe shefi i kishës ortodokse ruse tha se përpjekja për të shkatërruar Rusinë do të thoshte fundi i botës.
Që kur rusia pushtoi Ukrainën, Medvedev në vazhdimësi ka kërcënuar me apokalips bërthamor, por pranimi i tanishëm i mundësisë së një disfate të Rusisë, tregon nivelin e shqetësimit të Moskës për dërgesat në rritje të armëve perëndimore në Ukrainë.
“Mundja e një fuqie bërthamore në një luftë konvencionale mund të ndezë një luftë bërthamore”, tha Medvedev që është edhe zëvendëspresident i këshillit të sigurisë në vend. “Fuqitë bërthamore nuk kanë humbur kurrë konflikte të mëdha, në të cilët varet fati i tyre” shtoi Medvedev duke thënë edhe se NATO dhe liderët e tjerë të mbrojtjes që do të takohen në bazën ajrore Ramstein në Gjermani të premten, për të diskutuar për ndihmat ushtarake për Kievin, duhet të mendohen mirë për rreziqet e politikave të tyre.
Rusia dhe SHBA, dy fuqitë më të mëdha bërthamore, kanë rreth 90 për qind të arsenalit bërthamor të botës. Putin, është personi që merr vendimin final për përdorimin e armëve bërthamore. Ndërsa NATO ka superioritet ushtarak konvencional ndaj rusisë, kur flitet për armët bërthamore, Rusia ka superioritet bërthamor mbi aleancën në Evropë. Ndërkohë që vetë Putini e konsideron luftën në ukrainë si një betejë ekzistenciale me perëndimin agresiv dhe arrogant dhe ka thënë se rusia do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur veten dhe popullin e saj.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Moska#NATO
![](https://i.ytimg.com/vi/WebiqJxTF0E/maxresdefault.jpg)