Ky është Skender Durmishi, i përzgjedhur për ambasador karriere për Ambasadën e Kosovës në Tiranë.
Burime të Top Channel brenda kësaj ministrie kanë treguar se ai është përzgjedhur nga shefja e diplomacisë, Donika Gërvalla Schwarz për katër vjetët e ardhshme bazuar në përvojën e tij diplomatike.
Top Channel ka provuar të marrë një përgjigje nga Durmishi por i njëjti ka refuzuar të prononcohet në këtë fazë.
Megjithëkëtë Top Channel ka siguruar CV e tij.
Durmishi aktualisht është Drejtor i Departamentit për Planifikim Politikë në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Por, që nga viti 2008 ai ka përfaqësuar vendin në disa shtete, por n asnjë raste nuk kishte përfunduar mandatin.
Në vitin 2008 deri 2010, ai ishte Zëvendës Ambasador në Ambasadën e Kosovës në Bruksel.
Tutje, nga 2010 deri 2012 ai ishte themelues dhe shef misioni i Ambasadës në Maqedoni, pastaj nga 2012 deri 2013 themelues dhe shef misioni ne Ambasadën e Australisë.
Në vitin 2014, Durmishi ishte kthyer në Kosovë si Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike në ministri, për t’ju rikthyer vetëm një vit pas diplomacisë jashtë vendit si Ambasador në Podgoricë të Malit të Zi.
Në anën akademike ai ka përfunduar Fakultetin Juridik dhe masterin për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës ndërsa ka doktoruar në Universitetin e Shkupit për Shkenca Juridike- Marrëdhënie Ndërkombëtare.
Në MPJ kanë pranuar se ambasadori i ri për në Tiranë tashmë është përzgjedhur por duke mos bërë të ditur emrin derisa shteti pritës ta konfirmoj atë.
Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti thotë se në rastin e Shqipërisë nuk ka rëndësi nëse ambasadori është i karrierës apo politik.
Top Channel merr vesh se para Durmishit, Gërvalla kisha propozuar për ambasador, Idriz Zeqiraj, por si u kishte hyrë as filtrave të parë.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Ambasadori#Kosove#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/WhZqmaT6v5w/maxresdefault.jpg)