genaKika #TeutaMaçi #ElviraPreçe#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj.Vjollca:
Tartë e kripur me patate
6 patate të mëdha
200 gr sallam chorizo ose proshutë të tymosur
2 mozzarella (250 gr)
50 gr parmixhan i grirë
Vaj ulliri
Kripë
Rozmarinë
Pastrojmë patate dhe i vendosim në tenxhere me ujë të ftohtë deri sa patatet të mbulohen me ujë dhe i lëmë të ziejnë për 25-30 minuta. Më pas u qërojmë lëkurën dhe i lëmë patatet mënjanë. I presim patate dhe djathin në feta. Lyejmë bazën e tavës me pak vaj ulliri dhe shtrojmë si bazë fetat e patates. Mbi patate vendosim feta sallami chorizo ose proshutë të tymosur. E spërkatim me pak parmixhan të grirë e më pas vendosim fetat e djathit mozzarella. Vazhdojmë kështu deri sa të bëhen 4 feta në të njëjtën mënyrë. Në fund, mbyllja duhet të jetë me një shtresë patate të spërkatur me parmixhan ose me copa mozzarella dhe me rozmarinë. E vendosim në furrë në temperaturë 170-180 gradë për 20-30 minuta. E shërbejmë të ngrohtë.
Qofte me pulë dhe salcë domate
400 gr gjoks pule
1 fetë bukë
2 lgj majdanoz i grirë
1 lgj kaperi
1 kokërr vezë
Kripë dhe piper i zi
2 lgj bukë e thekur e grirë
Salca
Pak miell për pudrosje
Vaj për skuqje
Vaj ulliri
1 qepë e vogël
600 gr pure domate
4 gjethe borzilok të freskët
Kripë
Fillimisht presim mishin e pulës në kubikë dhe e vemdosim në grirësen e qepës për ta kthyer në mish të grirë. Vendosim mishin e ngrirë të pulës në një tas. Ndërkohë kemi zbutur fetën e bukës me pak qumësht. E shtrydhim atë dhe e thërrmojmë bukën e zbutur në tasin ku kemi vendosur mishin. Shtojmë aty majdanozin e grirë imët dhe koprën e grirë imët gjithashtu. Shtojmë vezën, kripë e piper të zi. I përziejmë mirë të gjithë këta përbërës duke shtuar në fund pak bukë të thekur të grirë. I përziejmë mirë dhe një herë dhe e lëmë tasin mënjanë të mbuluar për 20-30 minuta.
Ndërkohë në një tigan ngrohim vaj ulliri. Shtojmë qepën të grirë në rende ose shumë të imët. Sa të zbutet, shtojmë purenë e domates e borzilokun dhe e lëmë të valojë në temperaturë të ulët.
Ngrohim vajin, formojmë qofte të vogla, i pudrosim me pak miell dhe i skuqim sa të zverdhen nga të gjitha anët. Kur i nxjerrim nga tigani, i vendosim në tiganin e salcës. I japim një valë për 10 minuta. Shtojmë pak borzilok dhe i shërbejmë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
![](https://s2.save4k.ru/pic/Wj7AsAzx8ZM/mqdefault.jpg)