Turqia vijon të mbështesë Ukrainën në luftën e saj me Rusinë, e cila ka hyrë në muajin e dytë. Të premten bëhet e ditur se Ukraina është furnizuar sërish me dronë turq (Bayraktar) TB2.
Mësohet se furnizimi ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, dhe njoftohet gjithashtu se po rezultojnë funksionalë ndaj ushtrisë ruse gjatë luftës së ashpër që po zhvillohet në vend. Dronët Bayraktar u bënë të njohur në efektshmërinë e tyre në këtë luftë, ku kanë shkatërruar shumë avionë e mjete të tjera luftarake ruse.
Ndër të tjera mësohet nga mediat e huaja se një avion gjigant AN-124 fluturoi fillimisht nga aeroporti i Leipzigut në Gjermani për në Poloni dhe nga andej u nis për në Stamboll për të ngarkuar dronët.
Avioni shmangu hapësirën ajrore të Hungarisë, të cilët po mbajnë një qendrim jo si BE në raport me Rusinë dhe u nis nga Polonia për në Sllovaki dhe më pas në Austri, Slloveni, në Adriatik, për të fluturuar më pas mbi Shqipëri dhe përmes Greqisë u fut në hapësirën ajrore turke për të zbritur në Stamboll.
AN-124 bëri të njëjtën rrugë në kthim duke fluturuar sërish në zonën mes Ersekës, Beratit dhe Fierit për të dalë më pas në Adriatik ku u kthye djathtas për në veri.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Rusi#Turqia#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/WoWh_2QvkJA/maxresdefault.jpg)