Avokati Idajet Beqiri dorëzon në SPAK dokumentacionin me 5 akuza
Çifti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë kallëzuar për herë të tretë në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Për dy kallëzimet e para SPAK ka regjistruar procedimin penale dhe po kryen një sërë veprimesh hetimore.
Ndërsa avokati Idajet Beqiri ka depozituar një kallëzim shtesë për 5 vepra penale, që lidhen me korrupsionin pasiv dhe aktiv, fshehje të pasurisë dhe pastrim të parave. Sipas Beqirit, Meta, Kryemadhi dhe fëmijët e tyre kanë kryer trajtime estetike në një klinikë private në San Marino.
Në këtë klinike ushtron profesioni mjekja Silva Shametaj/Ruli, që avokati pretendon se është mike e familjes dhe kujdeset personalisht për trajtimet e Monika Kryemadhit. Në kallëzim thuhet se gjithçka mund të provohet nga kartelat mjekësore të spitalit dhe po ashtu nga me hyrje-daljet e sistemit TIMS.
Referuar dokumenteve të kallëzimit avokati pretendon se më 4 Qershore të 2018-ës nga një nga një bankë offshore në Qipro është paguar një faturë më vlerë 287.650 Euro. Beqiri pretendon se këto para janë paguar nga deputetja kryemadhi për trajtimet estetike. Ndërsa për Ilir Metën, Idajet Beqiri pretendon se gjatë viteve 2013-2014, ka kryer ndërhyrje estetike në Vjenë, me qëllim dobësimin. Ky trajtim është shumë i kushtueshëm sipas avokatit dhe kërkon edhe trajtime të mëvonshme për të mbajtur në kontroll estetikën. Shpenzimet për këtë trajtim mjeksore nuk është deklaruar në deklaratat vjetore të deklarimit të pasurisë, gjatë viteve 2013 dhe 2014.
Avokati pretendon se në klinikën në San Marino, ka bërë ndërhyrje estetike edhe vajza e madhe e çiftit Kryemadhi, Meta. Në muajin Qershore u dorëzua kallëzimi i parë nga ish-deputeti Halit Valteri për shpërdorim detyre për çështjet e lobimit në SHBA.
Klan News
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!