Një tjetër rast i trafikut të drogës me postë nga SHBA në vendin tonë është zbuluar nga policia.
Gjatë operacionit policor të koduar “California” ranë në pranga Skënder Vata, 27 vjeç dhe Jurgest Luzi, 24 vjeç, të dy banues në Kamëz.
Sipas burimeve të gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, Skënder Vata dërgoi për të marrë sasinë e drogës Jurgest Luzin.
3 kg e 200 gramë cannabis me përqindje të lartë THC, e ndarë në pako, shuma parash dhe 2 celularë janë sekuestruar nga policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Kujtojmë se policia zbuloi mënyrën e trafikut me postë të kanabisit më 20 mars, ku ranë në pranga I. S., 27 vjeç, banues në Tiranë dhe u shpall në kërkim F. L., 21 vjeç.
Nuk dihet ende nëse ata i përkasin të njëjtit grup me të njëjtin rrjet shpërndarjeje droge.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Policia#Arrestim#TopChannelNews
Ещё видео!