Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar kontrolle në shtëpinë e Ilir Beqajt, të të afërmve të tij dhe në depo farmaceutike. SPAK ka regjistruar një hetim mbi dyshime për korrupsion dhe abuzime me tendera.
Janë sekuestruar gjatë kontrolleve dokumenta dhe aparate celularë.
Klan News ka mësuar se në dosjen e Prokurorisë së Posaçme janë disa përgjime telefonike dhe ambjentale. SPAK dyshon se ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj mund të ketë bërë transferta parash apo të ketë fshehur pasurinë.
Mësohet se është duke u verifikuar roli i Beqajt si ministër Shëndetësie apo dhe drejtues i menaxhimit të fondeve të huaja në lidhjen e disa kontratave me farmaci në Tiranë, por edhe procedura të tjera.
Bashkë me të, në hetim është dhe një person tjetër, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Gjithashtu mësohet se, po hetohet dhe një kompani, aksionere e së cilës ka qenë bashkëshortja e ish-ministrit.
Pas paraqitjes para BKH në zbatim të vendimit të masës dhënë nga gjykata për koncesionin e sterilizimit, Beqaj deklaroi se kontrollet e ditëve të fundit, nuk kanë lidhje me të, por me një person tjetër.
Ish-ministri është nën hetim, i dyshuar për shpërdorim detyre për koncensionin e sterilizimit të mjeteve spitalore, që u firmos në 2015. Ai po hetohet nën masën “Detyrim paraqitje”. Deri tani janë 9 persona nën hetim nga ana e SPAK mes të cilëve biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj për të cilët gjykata ka vendosur masën arrest me burg.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!