Arkiva - Tv Klan 1998-2012; Pamje nga Selita Tirane, policia.
Selita, zona periferike në jugperëndim të Tiranës, ka përjetuar një super rrethim policor. Pas tre orë kërkimesh, i shumëkërkuari Artur Ymeri u kap nga policia si dhe është ndaluar një tjetër i ri. Forcat policore janë mobilizuar për shkak të një plagosjeje të ndodhur rreth dy ditë më parë. Pranë lagjes së tij, Ymeri është ndeshur me forcat policore ku dhe një banor mbeti i plagosur në dorë. Që pas këtij momenti, në zonë kanë mbërritur trupat RENEA dhe trupat policorë nga të gjitha komisariatet. Situata ka qënë mjaft e tensionuar dhe asnjë prej kalimtarëve nuk është lejuar të futet në zonën e rrethuar nga frika se nga momenti në moment mund të kishte një shkëmbim zjarri. Operacionin e kanë drejtuar zëvëndësdrejtori i policisë Veton Gjeliku, shefi i rendit Pandeli Sula dhe shefi i komisatiatit 2 Arben Dashi. Inspektimi në zonë ka vazhuar gjatë dhe me kujdes pasi dy personat e kërkuar ishin të armatosur.
Gazetar : Roland Zili
Follow #RTVKlan Online
Për më shumë klikoni: [ Ссылка ]
Facebook – [ Ссылка ]
Instagram - [ Ссылка ]
Twitter - [ Ссылка ]
© 2019 RTV Klan
![](https://i.ytimg.com/vi/X2flpPa5kLg/mqdefault.jpg)