Jakup Krasniqit nuk iu lejua hyrja në sallën e gjykimit të Dhomave të Specializuara në Gjykatën Speciale në Hagë pa hequr më parë kollaren kuq e zi që kishte vendosur. Avokatja e tij u shorehe befasuar nga ky vendim, e tha se Krasniqi e kishte vendosur edhe më herët të njëjtën kollare në sallën e gjykimit, ndaj i dukej i pakuptueshëm ndalimi i bërë këtë herë.
Vetë kryegjyqtari Charles Smith u shpreh se do të interesohet për këtë çështje, pasi nuk e dinte arsyen. Duke folur për mnediat në Kosovë, ish-komandanti i UÇK-së, Ramë Buja, kujtoi torturat që Krasniqi përjetoi si i burgosur nga Serbia. “Kemi qenë bashkë për 18 muaj në një qeli, e gjatë asaj kohe nuk qe e mundur t`i dilej në mbrojtje vendit. Tani kjo gjykatë që supozohet të jetë për drejtësi po shihet si është dhe mendoj se kjo është shumë shqetësuese”, u shpreh Buja.
Pas këtij incidenti, reagoi përmes një mesazhi dhe vajza e Krasniqit, e tha u shpreh përmes përmes një mesazhi se të atit mund t`ia heqin shqiponjën nga trupi, por kurrë nga zemra. Gjykimi ish kryeparlamentarit të Kosovës vazhdon në Hagë, së bashku me atë të Kadri Veselit e ish-presidentit Hashim Thaçi. Ata kanë një aktakuzë të përbashkët për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që i kanë mohuar. Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#JakupKrasniqi#Hagë#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/X5bjPEmRNRU/maxresdefault.jpg)