Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, u tha mediave se në Zubin Potok, një nga katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës janë dëgjuar mbrëmë të shtëna armësh pranë një prej patrullave të saj.
KFOR-i ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar apo dëme materiale ndërsa po punohet në zbardhjen e fakteve. Policia e Kosovës ka mohuar raportimet e mediave serbe se ata kanë marrë pjesë në shkëmbimin e zjarrit në Zubin Potok. Sipas tyre nuk ka pasur sulm ndaj policisë, as shkëmbim zjarri në mes të policisë së Kosovës apo ndonjë grupi banorësh.
Kreu i Listës Serbe Goran Rakiç mohoi raportimet se ka pasur sulm ndaj njësive të KFOR-it.
Ushtarët e KFOR-it në Veri të Kosovës pranë të cilëve është gjuajtur me armë janë letonezë. Javë më parë ishte sulmuar edhe një patrullë e EULEX-it.
Rakiç i pyetur nga gazetaret serbe për barrikadat e vendosura në Veri, pohoi se “njerëzit janë të vendosur të qëndrojnë në barrikada”.
Ndërkaq shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviç, ka deklaruar se është mbajtur një takim me presidentin Vuçiç dhe udhëheqjen ushtarake. Mojsiloviç tha se situata në Kosovë është e tillë që kërkon praninë e ushtrisë serbe përgjatë, siç tha ai, një “vije administrative”.
Serbët në veri të Kosovës janë në barrikada për ditën e 17-të, duke kërkuar lirimin e policeve vendas të arrestuar tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës.
Ndërkaq mëngjesi i kësaj të hëne është i qetë pas të shtënave të mbrëmshme në Zubin Potok. Kosova e ka ndaluar patriarkut serb Porfiri që para Krishtlindjeve të shkojë në Patriarkanën e Pejës.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!