Mashtruesit nuk përdorin armët për të arritur qëllimin e tyre. Ata vënë në përdorim mendjen. Dokumentari më i ri i gazetarit Ferdinand Dervishi rindërton historitë e disa prej mashtruesve më të zotë shqiptarë që kanë lidhje me Shqipërinë, të cilët kanë ecur në gjurmët e disa prej mashtruesve më të njohur botërorë.
Dokumentari nis me historinë e nje kllouni cirku gjerman, i cili në vitin 1913, për 5 ditë, u vetëshpall Mbret i Shqipërisë. Gjithsesi rastet më interesante që trajtohen në dokumentar i përkason aktualitetit. Janë historitë e pabesueshme të Kledi Kotes, që me anë të dokumenteve false vdiq e ngjalli njerëz, që paraqiti para gjykatës njerëz të falsifikuar e të tjera, për të nxjerrë nga banka depozitën prej 255 milionësh të një tregtari.
Historia e Blendi Pilinçit, që duke u hequr si punonjës i shtetit, bëri miliona në prag të vizitës së Papa Vojtilës në Shqipëri, historia e Mimoza Ujkës, me shkollë fillore, që bëri lëmsh prokurorinë e Tiranës duke u hequr si oficere e policisë gjyqësore dhe më tej edhe historitë e saj brilante të mashtrimit në shtetin italian.
Historia e avokates Natasha Shehu, që vodhi shpërblimet e shtetit italian për familjarët e Tragjedisë së Otrantos të vitit 1997 duke pretenduar se të hollat ja kishte lënë i ati biologjik, ish-kryeministri shqiptar i kohës së komunizmit, Mehmet Shehu, e të tjera. Të gjitha historitë e mashtruesve shqiptarë shoqërohen me histori ngjashme të mashtruesve botërorë. Dokumentari transmetohet premierë sot./ABC News Albania 24/7
![](https://i.ytimg.com/vi/XE1yox4xPaM/maxresdefault.jpg)