[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Bashkimi Europian ka dënuar dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve maqedonas, të cilët kërkonin largimin e kryeministrit Nikolla Gruevski. Në një reagim të saj, Maja Konciajcic, zëdhënëse e komisionit, ka rikujtuar një nga parimet bazë, atë të lirisë për protesta. “BE konstaton me shqetësim të thellë plagosje e protestuesve dhe pjesëtarëve të policisë një ditë më parë. Komisioni kujton rëndësinë themelore për tubime të qeta dhe liritë e shprehjes ashtu siç parashikon konventa europiane për të drejtat e njeriut thekson Koncijacic, ndërsa shtoi se ato duhet të jenë vlera themelore të demokracisë”. Ndërkohë, eurokomisioneri për zgjerim Johanes Han, në një koment të tij, ka thënë se akuzat e ngritura nga materialet e përgjuara, që përbëjnë motivin kryesor të protestave të qytetarëve shqiptare e maqedonas para kryeministrisë duhet të hetohen. Ai i bëri thirrje edhe lideri të LSDM-së, Zoran Zaev që të kthehen në Kuvend dhe të adresojë shqetësimet në Parlament.
![](https://i.ytimg.com/vi/XGb6glOeRWY/mqdefault.jpg)