Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
Rolandi është një qytetar, që tregon, se prej 9 vitesh ka qenë i martuar dhe në 2019-ën është bërë baba i një djali. Në atë kohë është larguar në Gjermani për të punuar dhe për t’i siguruar familjes të ardhura. Rolandi iku i vetëm për shkak të dokumenteve dhe qëndroi për 2 vite, gjatë të cilave kontribuonte për familjen e tij. Por kur ishte ende në Gjermani, bashkëshortja e tij vendosi t’i japë fund marrëdhënies së tyre. Shkëputi çdo kontakt dhe kur Rolandi u kthye në Shqipëri, e takonte djalin vetëm tek kopshti. Rolandi thotë, se e ëma e djalit ka krijuar jetë të re dhe e ka lënë fëmijën tek prindërit e saj. Ai shprehet, se ka 6 muaj pa e takuar të birin, sepse nuk e lejojnë. Fëmija aktualisht rri te gjyshërit dhe ish vjehrra e pranon këtë në një video-regjistrim. Më në fund, kur pas 6 muajsh Rolandi arrin të takojë të birin, ndeshet me kërcënimin e ish-bashkëshortes, që i kërkon të kthejë djalin, se do ta denoncojë në polici.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!