Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Baballarët në shumicën e rasteve refuzojnë t’ë ekzekutojnë vendimet gjyqësore për ndarjen ushqimore në rast divorcesh, pasi për ta kontributi nuk shkon tek fëmijët por për të plotësuar tekat e ish- gruas.
Sink: Psikologe Valbona Treska: Ka një sërë rastesh kur nuk respektohet vendimi gjyqësor. Ka shumë raste kur babai e percepton si një detyrim që do ia japë nënës dhe jo vetë fëmijës.
Për psikologen e Gjykatës së Tiranës, kjo situatë nuk bën gjë tjetër veçse rëndon tek fëmijët.
Fëmija e ndjen veten të lënë pas dore nga i ati thotë psikologia.
Projekligji që synon të rregullojë pikërisht këto marrëdhenie duke i dhënë parësi mbrojtjes së interesit të fëmijëve ku në rastet e divorcit gjykata përcakton nëj detyrim ushqimor për fëmijët i cili duhet të paguhet që në momentin kur nis procesi i ndarjes në gjykatë e jo më vonë , është prezantuar në komisionin e ligjeve gati 2 javë më parë nga Deputete Majlinda Bregu.
Ndonëse ka marrë aprovimin e shumicës ky projektligj u cilësua me vakuume të shumta nga ana ligjore, e për këtë mësohet se është ngritur një grup pune për të shtuar një sërë propozimesh që do të prezantohen sërish në tryezën e ligjeve nga avokate Denisa Daka.
Për më shumë klikoni në [ Ссылка ]
Ещё видео!