Zëvendës ministri i mbrojtjes në Kosovë, Shemsi Syla, e konsideron absurde kërkesën e serbisë për vendosjen e trupave në kosovë dhe thotë se kthimi i ushtrisë serbe është i pamundur. Por sipas tij, e gjithë kjo është një lojë e presidentit serb, i cili po përpiqet të ndezë tensionet.
Sipas tij, Serbia po mundohet të përfitojë nga tensionet të cilat po i krijon vet, në mënyrë që të krijojë situata të favorshme për të në dialogun me Kosovën.
Ndërkohë, Syla thotë se Ushtria e Kosovës, po rritet gradualisht në përputhje me standardet e NATO-s.
Ndërsa këtë vit kosova synon të bëhet pjesë e partneritetit për paqe, Sula thotë se ushtria e kosovës është e denjë për anëtarësim në NATO. Ndërkohë, pjesëmarrja në stërvitjen Defender Europe 23, është sipas Sylës, një ngjarje e madhe. Kosova do të jetë një vend pritës dhe do të përfaqësohet në stërvitje me mbi 1 mijë ushtarë, madje edhe në nivel komandues.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Serbia#Lufta
![](https://i.ytimg.com/vi/XM_aWTT6Dzw/mqdefault.jpg)