Ka mbjellë shqetësim në Gjermani një raport i rrjetit televiziv amerikan CNN për planifikimin e një atentati ndaj shefit të kompanisë së madhe gjermane të metaleve Rheinmetall, Armin Paperger, i planifikuar sic thuhet nga Rusia. "Kjo tregon edhe një herë se Rusia po sjell luftën dhe terrorin e saj në Europë," tha kryetari i Komitetit të Mbrojtjes Markus Faber (FDP) për gazetën Bild. "Regjimi i Putinit tani po kërkon edhe jetën e qytetarëve gjermanë", tha ai. Kryetari i Komisionit gjerman të Punëve të Jashtme, Michael Roth i tha një tabloidi gjerman se udhëheqësi i Kremlinit Vladimir Putin po bën "jo vetëm një luftë shkatërrimi kundër Ukrainës, por edhe kundër mbështetësve të Ukrainës dhe kundër vlerave tona". Eksperti i mbrojtjes i Unionit kristiandemokrat (CDU) Serap Güler pohoi se "Për mendimin tim, reagimi ynë ndaj kësaj mund të jetë vetëm rritja e mbështetjes për Ukrainën." CNN raportoi se shërbimet sekrete të SHBA-së i kanë zbuluar planet e qeverisë ruse për të vrarë Papperger në fillim të këtij viti (2024). Me këto plane ajo e ka njoftuar palën gjermane, ndërsa Papperger është vënë nën mbrojtje.CNN citoi pesë zyrtarë nga SHBA dhe vende të tjera perëndimore të njohur me situatën. Një zyrtar i qeverisë gjermane i konfirmoi këtij televizioni amerikan se Berlini kishte marrë paralajmërimet e duhura nga SHBA. Sulme ishin planifikuar në veçanti ndaj drejtuesve të kompanive, armët e të cilave përdoren për të mbështetur luftën mbrojtëse të Ukrainës kundër Rusisë. Vetë koncerni Rheinmetall nuk i ka komentuar ende këto të dhëna.
Pamjet: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/XMh2ahBq-rc/maxresdefault.jpg)