Një fluturim që u godit nga turbulenca të forta, që shkaktuan lëndimin e 30 personave në bord, bëri ulje emergjente në Brazil. Boeingu 787-9 i kompanisë Air Europa po fluturonte nga Madridi për në Montevideo, në kohën kur ndodhi incidenti në ajër, tha linja ajrore. Fluturimi UX045 u devijua në aeroportin e Natalit në Brazilin verilindor, ndërsa destinacion kishte kryeqytetin uruguaian, tha kompania spanjolle në X. Ajo shtoi se pasagjerët që pësuan lëndime, “po merrnin vëmendje”. Avioni, i cili kishte 325 pasagjerë në bord, u përplas me turbulencat mbi Atlantik, kur gati kishte arritur në bregun brazilian, tha një zëdhënës i Air Europas. Avioni, pastaj, u ul normalisht dhe u prit nga autoambulancat.
Zyrtarët e aeroportit thanë se disa pasagjerë kishin nevojë për ndihmë mjekësore dhe u dërguan në spitalin më të afërt. Incidenti ndodh disa javë pasi një fluturim i kompanisë Singapore Airlines u godit nga turbulenca të rënda mbi Mianmar, duke shkaktuar vdekjen e një pasagjeri dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. Turbulencat e forta janë të rralla, por studimet e fundit kanë treguar se ndryshimi i klimës mund ta rrisë rrezikun.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TopChannel#
![](https://i.ytimg.com/vi/XQSexfu8X2s/maxresdefault.jpg)