Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është pritur te premten ne mbremje në takim në Beograd nga presidenti Aleksandar Vuçiq. Pas takimit nuk ka pasur deklarime për media, por Vuçiq përmes një postimi në Instagram ka thënë se biseduan për hapat konkretë drejt normalizimit të marrëdhënieve Serbi-Kosovë.
“Kam biseduar me Miroslav Lajçak për situatën në Kosovë dhe kushtet e padurueshme për jetën e popullit tonë. Shqyrtuam mundësitë dhe temat për vazhdimin e bisedimeve konstruktive në Bruksel, si dhe hapat e nevojshëm për progres drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe një herë i kam bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që konkretisht dhe me vendosmëri të angazhohet në çështje thelbësore të rëndësishme për mbijetesën e popullit serb në Kosovë dhe stabilitetin rajonal”, ka shkruar ai. takimi vjen pas konfirmimit nga ana e BE-së për mbajtjen e raundit të ardhshëm të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë më 19 mars në Bruksel. Takimin e konfirmon edhe Peter Stano
Ky do të jetë një takim i kryenegociatorëve në Bruksel, të martën e ardhshme. Dhe sikurse kemi thënë pas takimit të parë, i cili i dedikohej çështjes së vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, më tepër diskutime do të jenë të nevojshme. Ishte një takim i mirë... Do të ketë disa çështje në agjendën e ardhshme, të martën e ardhshme dhe natyrisht, në përgjithësi implementimi i së ashtuquajturës marrëveshje e Ohrit është çështja më e rëndësishme, natyrisht aspektet individuale të kësaj çështjeje do të preket po ashtu nga palët dhe nga ndermjetesit
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#MiroslavLajçak#Kosovë#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/XckzQvh6RR4/maxresdefault.jpg)