Frika për një luftë të tretë botërore, ka qenë e lartë këto kohë, me përplasje të shpeshta mes perëndimit dhe rusisë apo kinës. Së fundmi, Rusia ka paralajmëruar nato-n se po provokon konflikt me stërvitjet e saj ushtarake në Detin e Zi. Paralajmërimi i Moskës vjen në mes të planeve për testimin final të raketave të frikshme hipersonike të Vladimir Putinit, që mund të udhëtojnë me një shpejtësi marramendëse. Moska krenohet me armën e saj të re që mund të evitojë mburojën raketore amerikane dhe që është në gjendje të shkatërrojë një zonë me përmasat e anglisë dhe Uellsit, apo edhe Teksasit. Rusia ka konfirmuar fluturimin testues të raketës së saj të re, vdekjeprurëses hipersonike 208 tonëshe Satan 2, një raketë balistike ndërkontinentale, në ditët në vijim. Njoftimi surprizë u bë pak ditë pasi më shumë se 2 mijë forca dhe 30 anije, përfshirë ato britanike, morën pjesë në stërvitjen e NATO-s Breeze 2021, në Detin e Zi. Testimi i parë i raketës ndërkontinentale balistike të gjeneratës së pestë, të quajtur RS 28 Sarmat, por që perëndimi e quan Satan 2, do të mbahet në vjeshtë. Një raund i dytë testimi do të zhvillohet ndërkohë para fundit të këtij viti. Një video e re propagandistike e raketës tregon edhe një poster që thotë se Sarmat nuk ka nevojë për vizë në perëndim.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Nato#Russia#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/XgjileX-FKU/mqdefault.jpg)