Këto janë pamjet kur forcat RENEA rrethojnë banesën në fshatin Qesarakë të Maliqit brenda së cilës ndodhej 62-vjeçari, Ramiz Muçollari. Edhe thirrjes së fundit për të hedhur armën ai iu përgjigj me breshëri plumbash. Në këtë situatë forcat elitë e ekzekutuan atë.
Përpjekjet për të bindur 62-vjeçarin me probleme të shëndetit mendor të dorëzohej zgjatën rreth 8 orë. Të premten ai është dërguar për të kryer një vizitë mjekësore, por nuk është shtruar në spitalin psikiatrik.
Me kthimin në banesë situata mes familjarëve u agravua. Ramiz Muçollari goditi me thikë bashkëshorten dhe djalin e tij. Forcave të policisë lokale që mbërritën të parat në vendin e ngjarjes ai iu përgjigj me breshëri armësh.
Për këtë u kërkua ndihma e forcave speciale RENEA nga Tirana të cilat vendosën një perimetër sigurie. Të gjitha përpjekjet për ta bindur të dorëzohej nuk patën rezultat.
Më pas për më shumë se 1 orë mes forcave elitë dhe Ramiz Muçollarit ka patur shkëmbim zjarri duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë. Pas neutralizimit të tij, policia gjeti edhe këtë mitraloz të lehtë që përdorej nga viktima. Bashkëshortja dhe djali i tij janë jashtë rrezikut për jetën.
Për ngjarjen e rëndë reagoi dhe ministri i brendshëm, Taulant Balla i cili tha se Policia e Shtetit zbatoi ligjin dhe se çrrënjosja e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje është një detyrë kryesore.
Tv Klan
#renea #ramizmucollari
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/Xgw1mAtE_c0/maxresdefault.jpg)