[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Drejtori i përgjithshëm i policisë Gledis Nano ka marrë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën kundër grupeve kriminale dhe korrupsionit. Pas takimit Nano është shprehur se për luftën kundër krimit është e domosdoshme ndihma e agjencive të huaja ligjzbatuese.GLEDIS NANODREJTOR I PERGJITHSHEM I POLICISESapo zhvilluam një takim me znj. ambasadore. takimi u krye në kuadër të bashkëpunimit që policia e shtetit ka me të gjitha agjencitë ligjzbatuese të Shteteve të Bashkuara, si partneri ynë strategjik. Ne kemi mbështetje të plotë nga SHBA dhe i sigurova znj. ambasadore se policia e shtetit do të jetë në nivelet më të larta të performancës për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Kjo është një luftë që nuk bëhet asnjëherë vetëm. Unë jam i bindur që bashkë do t'ia dalim për të pasur rend dhe siguri më tepër në vendin tonë.Ambasadorja Kim siguroi se Shtetet e Bashkuara do të vijojnë në jenë në krah të institucioneve shqiptare për zbatimin e ligjit. YURI KIMAMBASADORE E SHBA-vePër ne bashkëpunimi i ngushtë mes SHBA dhe Shqipërisë për ligjzbatimin mbetet i fortë. Ne do të vazhdojmë të jemi pranë me të gjithë ndihmën që është e mundur. Z. Nano dhe unë jemi të dy mbështetës të fortë të prezencës së policisë.Ky është takimi i parë mes drejtorit të ri të policisë së shtetit Gledis Nano dhe diplomates amerikane.
Subscribe: [ Ссылка ]
Ещё видео!