Dhjetra fluturime u anuluan në fundjavë në aeroportin e Charles de Gaulle, më i prekuri nga një konflikt social mbi pagat dhe kushtet e punës, që mund të ndikojë edhe në fillimin e pushimeve verore brenda një jave.
Zjarrfikësit e Paris-Charles-de-Gaulle (CDG), aeroporti i parë francez i quajtur ndryshe edhe “Roissy”, kanë qenë në grevë që nga e enjtja, duke detyruar Drejtorinë e Përgjithshme të Aviacionit Civil (DGAC) të kërkojë anulime parandaluese të fluturimeve për arsye sigurie.
Fluturimet janë anuluar paraprakisht dhe pasagjerët kanë qenë të paralajmëruar, ndërsa menaxheri i aeroporteve të Parisit nuk ka identifikuar probleme të mëdha, përveç "disa vonesave krejtësisht normale për një ditë nisjesh të mëdha".
Qasja në aeroport nuk u pengua, si të premten, nga greva sindikale, vuri në dukje ai.
Aeroporti tjetër i madh në rajonin e Parisit, Orly, nuk ndikohet shumë nga lëvizja pasi në të bashkohen punonjës të tjerë të ADP dhe nënkontraktorë në një lëvizje ndërsindikale dhe ndërprofesionale për pagat dhe kushtet e punës, duke përfshirë njoftimet gjatë gjithë fundjavës.
Negociatat për pagat ende nuk kanë pasur sukses, ndërsa vazhdojnë bisedimet dhen ditët ën vijim pritet lajme të mira sa i përket kësaj. Gjithsesi aeroporti i Parisit ka njoftuar se aullime të tjera mund të vijojnë edhe për shkak të problemeve të tjera operacionale.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Paris#Fluturimet#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/Xl6zIjDmVkI/maxresdefault.jpg)