Pasi gjyqtari i sugjeroi prokurorit të SPAK të hetojë ish-ministrin Beqaj për koncesionin e sterilizimi, ky i fundit ka reaguar me një koment të gjatë për mediat. Ai pranon se i njeh biznesmenin Ilir Rrapaj dhe ortakun e tij Umbro Staçini. Por, thotë se është rastësi fakti ka qenë në të njëjtin avion me të dy biznesmenët.
“I njoh të dy. I kam njohur pasi jam bërë ministër dhe në zbatim të detyrës sime si ministër. Nuk kam zhvilluar ndonjë miqësi të veçantë. Gjatë kohës si ministër kam takuar e jam njohur me sipërmarrës të ndryshëm, të huaj dhe shqiptarë, dhe për nevoja pune kam firmosur kontrata me ta. Në Shtator 2016 është e vërtetë se kam udhëtuar për në Vjenë. Sipas hetimit paska qenë edhe Admir Daca. Mundet. E kam njohur vetëm ditën që kam firmosur kontratën.”
Beqaj e nis reagimin e tij duke thënë se partneriteti publik privat për sterilizimin ishte i nevojshëm.
“Nuk është fjala për një koncesion. Nuk është një e drejtë apo e mirë publike që iu dha një privati për ta shfrytëzuar për të bërë biznes për qëllime të tij. Është një partneritet publik – privat ku një operator privat kontraktohet që të ofrojë një shërbim që shteti duhet ta kryejë për qytetarët e vet. Meqenëse se po thuhet se centrali i sterilizimit i QSUT i plotëson të gjitha nevojat e Shqipërisë, kush dhe me se do i transportonte instrumentet e sterilizuar për tek spitali I Traumës? Kush dhe me se do i transportonte instrumentet e sterilizuar për tek spitali i Durrësit, Fierit, Shkodrës, Korçës, Sarandës, Vlorës, Elbasanit etj, etj. Kush do i përballonte shpenzimet e këtij sterilizimi dhe transporti? QSUT për të gjithë Shqipërinë? Sa duhet të paguanin spitalet e tjera për këtë shërbim? Prandaj ishte e nevojshme një operator i vetëm.”
SPAK ka arrestuar ish zv/ministrin e shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmenin që fitoi koncesionin e sterilizimit, Ilir Rrapaj. Në total në hetim janë 8 persona, por Gjykata i kërkoi SPAK të përfshijë në hetime dhe dy ish-zv/ministra dhe anëtarët të Komisionit të Prokurimeve.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!