Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha paralajmëron sërish protesta kundër qeverisë nëse kryeministri Edi Rama nuk do të mbajë premtimet elektorale.
“Je kthyer në barrën më të padurueshm për qytetarët e këtij vendi, reflekto ose largohu,” tha Basha sot paradite në një deklaratë nga selia e PD-së, dy ditë nga protesta e 22 nëntorit.
“Respektimi i kontratës me shqiptarët nuk është çështje dëshire por detyrim. Zoti kryeministër mbaj premtimet për të cilat je votuar mos e trash më zullumin. Je kthyer në barrën më të padurueshme për qytetarët e këtij vendi, reflekto ose largohu. Nëse kryeministri është i vendosur në rrugën e tij pa krye të shpërfilljes, arrogancës, papërgjegjshmërisë dëshmiteve e zullumit, protestat popullore nuk do të ndalen por do të vijojnë edhe më të fuqishme deri në realizimin e objektivave të shpallura.” tha Basha.
Për më shumë klikoni në [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/XlsFg0k1QtY/maxresdefault.jpg)