Nga akset rrugore, tek aeroportet dhe portet, kryeministri Edi Rama renditi veprat infrastrukturore që do të ndihmojnë zhvillimin e vendit.
Mes tyre, tuneli i Llogorasë pritet të lehtësojë dhe shkurtojë udhëtimin drejt jugut të vendit, sidomos gjatë sezonit turistik.
Rama: Do të plotësohen ato pjesë të mozaikut që sot ende mungojnë duke nisur nga infrastruktura, jeni të informuar që kemi një sezon të ri që hapet me disa vepra të mëdha të infrastrukturës që i vihet në dispozicion udhëtarëve dhe turistëve, duke nisur nga tuneli i Llogorasë një ide e vjetër, një zotim legjendar i të gjitha forcave politike në të gjitha fushatat, këtë sezon do të jetë i kalueshëm për ata që do të shkojnë në jug. Rruga e re Orikum Dukat që zbulon një tjetër pjesë të panjohur të trupit të mrekullueshëm të Shqipërisë duke vazhduar me aksin Thumanë Kashar, një aks i rëndësishëm edhe për vetë faktin që prurja e lartë e automjeteve nga veriu drejt Tiranës apo më tutje në jug në periudhën e sezonit turistik bëhet e përballueshme.
Vjet ka qenë një torturë për udhëtarët, por njëkohësisht është pjesë e korridorit blu, një tjetër ide shumë e përqeshur kur r prezantuam para se të vinim në qeveri, sot jo vetëm është një korridor i miratuar si pjesë e korridoreve të BE, por edhe që po ndërtohet me aksin Thumanë Kashar përfundon një nga segmentet e tij.Aeroporti i Vlorës pritet të mbyllet brenda këtij viti.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Rama#Vlore#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/XmMbVp9oqP0/maxresdefault.jpg)