#rtvora #rtvoranews
Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqjen si President i Republikës së Kosovës.
Thaçi ka marrë vendimin pasi është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale e Hagës për krime lufte.
“Nuk do të lejoj në asnjë rrethanë që para gjyqit të dalë Presidenti i Kosovës. Ndaj për të mbrojtur integritetin e Presidencës së Republikës së Kosovës, të shtetit të Kosovës dhe të qytetarit të Kosovës, duke respektuar partneritetin e bashkësive ndërkombëtare, unë sot jam dorëheqjen nga pozita e Presidentit të Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Ai ka deklaruar se do të jetë i gatshëm për të gjitha hetimet e nevojshme, në një kohë që e ka përshkruar dorëheqjen e tij si një mirupafshim dhe jo lamtumirë. Thaçi ka shtuar “Ndihem krenar që kam qenë pjesë e UÇK“.
“Kosova ka qenë viktima dhe Serbia ka qenë agresori. Ndaj kjo situatë e re është një mundësi e re për Kosovën dhe duhet ta shndërrojmë në avantazh për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës. Kjo mund të arrihet duke ruajtur unitetin politik dhe qytetar. Ju lus për maturi, qetësi dhe unitet e bashkim. Të qëndrojmë të bashkuar. Kosova është një shtet i lirë, i qytetarëve të saj pa dallim etnik”, ka thënë ai.
Pak më parë i është konfirmuar aktakuza edhe e kryetarit të PDK Kadri Veseli, shefit të grupit parlamentar të VV Rexhep Selimit, si dhe dje iu bastis shtëpia ish-kryetarit të kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Muajt e fundit Dhomat Penale të Gjykatës Speciale në Kosovë kanë iniciuar një seri procedurash hetimore ndaj ish- funksionarëve të UÇK-së duke marrë në pyetje fillimisht preidentin Hashim Thaçi.
Më 24 shtator EULEX arrestoi Salih Mustafën, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nën akuzat për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.
Zoti Mustafa i mohoi këto akuza në një paraqitje para gjykatës më 28 tetor.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Ещё видео!