Trupi i Arben Lleshit, i cili u vra me armë zjarri brenda burgut të sigurisë së lartë në Peqin nga Sokol Mjacaj nuk është tërhequr ende nga morgue, ndonëse kanë kaluar më shumë se dy muaj nga ngjarja e rëndë.
Familjarët e Lleshit pretendojnë se viktima nuk është i afërm i tyre, për këtë arsye kanë refuzuar të tërhequn trupin e pajetë nga morgu dhe ta varrosin atë. Organi i akuës ka tentuar të identifikojë viktimën përmes gjurmëve të gishtave, proces i cili ka rezultuar i pamundur, 2 muaj pas vdekjes.
Në këto kushte, prokuroria priotet të identfikojë viktimën duke krahasuar AND me familjarët e tij dhe në rast se nga AND rezulton se trupi i përket Lleshit dhe familjarët sërish nuk do të duan ta tërheqin turpin e tij, atëherë varrosja do bëhet nga Bashkia.
Dyshohet se familjarët kanë refuzuar trupin nga frika e një hakmarrje të mundshme. Arben Lleshi ishte dënuar me bugim të perjetshëm për vrasjen dhe më pas djegien e Agim Hoxhës në Britaninë e Madhe në 2012. Pas kësaj ngjarje, familja Lleshi humbi dhe 4 pjesëtarë.
Arben Lleshi u vra në burgun e Peqinit në Dhjetor të vitit 2023 nga Sokol Mjacaj. Prokuroria dyshon se bëhet fjalë për njëvrasje me pagesë, por ende nuk ka mundur të identifikojë porositësit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Familjarët#ArbenLleshi
![](https://i.ytimg.com/vi/XwWpOc7x8iA/maxresdefault.jpg)