Burgu i Zaharisë, i konsideruar si një prej burgjeve me kushtet më të këqija në Shqipëri, do të mbyllet. Lajmin e bëri të ditur ministri Ulsi Manja.
Sipas ministrit të drejtësisë, të dënuarit e Zaharisë do të zhvendosën në dy nga sektorët e burgut te Shënkollit deri në ndërtimin e një spitali specifik për të dënuarit me probleme mendore.
Burgu i Zaharisë priste të dënuar me probleme të shëndetit mendor dhe konsiderohej si një kamp përqendrimi për shkak të kushteve të tmerrshme. Njëkohësisht, ministri i Drejtësisë konfirmoi se këtë fundvit nuk do të ketë amnisti.
Të sëmurët mendorë që bëjnë krime duhet të izolohen në një spital ligjor, por mungesa e një institucioni të tillë, ka sjellë që këta persona të mbahen në Burgun e Zaharisë në Krujë.
Rreth 230 persona për të cilët gjykata ka vendosur masën shtrim në Spitalin Psikiatrik dhe shtrim i detyruar, qëndrojnë në Zahari, i cili ngjason më shumë si një "kamp përqendrimi" sesa një spital psikiatrik ligjor.
Në nenin 15 të ligjit “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” thuhet se institucionet mjekësore të posaçme ose seksione të veçanta në burgje ose në spitale jashtë sistemit të burgjeve shërbejnë për mjekimin e të dënuarve të sëmurë ose me shqetësime mendore ose psikike.
Vendosja e personave në këto institucione dhe seksione mund të parashikohet që në fillim në vendimin e dënimit ose gjatë ekzekutimit të dënimit, me miratim të prokurorit dhe në raste që nuk presin, edhe nga drejtori i burgut, ku ndodhet i dënuari, duke vënë në dijeni menjëherë prokurorin.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Manja#Vendimi#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/Y0Kba10DJ_E/maxresdefault.jpg)