Ndryshimet midis një mashkulli dhe një femre janë të shumta, nga ato fizike, deri tek ato emocionale. E këtë gjë e vërteton edhe një studim i fundit nga një grup shkencëtarësh në Universitetin e Teksasit. Sipas tyre, truri i femrave është më aktiv se truri i meshkujve, kryesisht zonat e trurit përgjegjëse për gjendjet emocionale dhe impulset. E kjo i bën ato që të jenë më të ndjeshme se meshkujt, të kenë më të zhvilluar intuitën, ndjenjën e shqetësimit dhe depresionin dhe në këtë mënyrë, i bën ato të jenë më të rrezikuara ndaj sëmundjeve si Alzheimerit dhe çrregullimet e ankthit. Sipas studiuesve, ky zbulim po afrohet më shumë drejt gjetjes së kurës për këto sëmundje, pasi në këtë mënyrë ato do trajtohen ndryshe tek femrat dhe ndryshe tek meshkujt. Në këtë hulumtim morën pjesë 119 persona vullnetarë të shëndetshëm dhe 26,683 pacientë me çrregullime të ndryshme të trurit.
------------------------------------------
IN Tv Albania
Follow us:
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Offcial website:
[ Ссылка ]
Ещё видео!