#oranews #edirama #luizejlli #podcas #luizinepodcas #bigbrothervipalbania #BBVA #megitopalli #luizmegi #benetbeci #shorts
Në podcastin e sotëm të kryeministrit Edi Rama ka qenë i ftuar kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës Benet Beci dhe fituesi i Big Brother, Luiz Ejlli.
Në një përballje interesante mes tyre, Rama dhe Ejlli kanë zbuluar se ky është takimi i parë mes tyre, ndërsa kanë kujtuar dhe momentet e përplasjeve me komente virtuale mes tyre. Luizi ka folur dhe për lidhjen dhe ndarjen me Megin, ndërkohë që Rama me humor i ka thënë Benetit që ai ka qëlluar në shenjë, sa kohë që nuk ka ndryshuar partneren e tij që nga koha e gjimnazit. Luiz Ejlli: Shkova në Eurovizion në 2006 dhe sa u ktheva nga Eurovizioni isha në kulm si të themi, isha në qendër të vëmendjes si këngëtar, i rrymës së muzikës së lehtë, jo komerciale, jo banale dhe aty u dashurova dhe ajo vajzë kishte planet e saj për shkollën dhe edukimin jashtë Shqipërisë dhe isha mes dy zgjedhjeveose të rrija këtu dhe të vazhdoja karrierën ose të zgjidhja zemrën dhe të shkoja me të.Unë zgjodha zemrën. Nuk jam i penduar absolutisht sepse kanë qenë vite shumë të bukura me të, por fati nuk deshi, nuk eci.
Nga sot domethënë vazhdoj, kam një respekt të jashtëzakonshëm si për të, si për familjen e saj, për gjithçka kanë bërë dhe kemi kaluar bashkë, por kur u ktheva e pashë që tregu kishte ndryshuar, gjërat kishin ndryshuar, kishin ecur, evoluar si në çdo vend, ishin futur rrjetet sociale fuqishëm dhe ky digjitalizimi u bë gjithçka shumë shpejt, eci gjithçka shumë shpejt për hir të së vërtetës. Dhe e pashë që isha dorëzuar domethënë tek kjo pjesë dhe aty pastaj, fillova duke i humbur shpresat për gjithçka, edhe për të ndenjur, sepse me vinte inat me veten.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
![](https://s2.save4k.ru/pic/Y3jra4-N-qY/maxresdefault.jpg)