[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Dy vitet e fundit të presidencës Barak Obama u përpoq të rivendoste marrëdhënie të mira me qeverinë e Kubës, por pasardhësi i tij presidenti amerikan Donald Trump nxitoi të bënte realitet atë që kishte premtuar, anulimin e disa pjesëve të marrëveshjes historike me ishullin. Trump njoftoi kufizime të reja tregtare dhe të udhëtimeve, ndërsa Obama i kishte lehtësuar ato. Kjo ishte goditja e radhës ndaj trashëgimisë së Obamës. Trump tha se marrëveshja ishte e njëanshme dhe e arritur me një regjim brutal. Shefi i Shtëpisë së Bardhë u shpreh në një zonë në Majami, të banuar nga emigrantë kubanezë, se Obama shpërfilli abuzimet me të drejtat e njeriut nga regjimi, ndërsa bëri apel për lirimin e të burgosurve politike dhe burgosjen e të pafajshmëve. Megjithatë, raportet diplomatike të rivendosura pas 50 vitesh me ishullin nuk do të preken. Ambasada Amerikane në Havana do të qëndrojë e hapur. Po kështu, fluturimet tregtare nga SHBA do të vazhdojnë dhe amerikanët mund të kthehen në vend me mallra kubaneze. Pas vendimit të Trump per shfuqizimin e disa pjesëve të marrëveshjes, reagoi qeveria e Kubës. Ajo theksoi se fjalimi i Trump ishte i mbushur me retorikën armiqësore të Luftës së Ftohtë. Por nga ana tjetër Kuba shprehu vullnetin për vazhdimin e dialogut në çështje me interes të përbashkët.Në deklaratën e lexuar në televizionin shtetëror u theksua se çdo strategji që synon ndryshim të sistemit politik, ekonomik dhe social në Kubë përmes presionit, është e destinuar të dështojë.
Ещё видео!