Në terrene të vështira ndodhin edhe situata të vështira. E një eksperiencë të tillë ka përjetuar edhe gazetarja dhe drejtuesja e emisionit Histori Shqiptare në Tv Klan, Alma Çupi, dhe grupi i xhirimit të televizionit tonë, Ben Haxhiaj dhe Erion Agolli.
Gjatë xhirimeve për emisionin e radhës në malin e Gramozit pranë kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë, fuoristrada e stafit të emisionit Histori Shqiptare ka rënë në një kanal, duke rrezikuar të batohej.
Për më shumë se 30 minuta, Alma Çupi, Ben Haxhiaj dhe Erion Agolli kanë mbetur të bllokuar në mal.
Për të dalë nga situata e vështirë, është dashur ndërhyrja e banorëve të Kolonjës, të cilët sapo u sinjalizuan se grupi i xhirimit të Tv Klan kishte rënë në kanal në malin e Gramozit, nxituan menjëherë për të shkuar në ndihmë të tyre.
Një grup prej disa personash nga Kolonja që po mblidhnin bimë medicinale ndihmuan për të nxjerrë nga kanali fuoristradën e grupit të xhirimit. Është dashur më shumë se gjysmë ore punë për të nxjerrë nga kanali makinën, me ndihmën edhe të një fuoristrade të dytë që tërhoqi mjetin e bllokuar.
Pas daljes nga situata e vështirë, drejtuesja e emisionit Histori Shqiptare falenderoi të gjithë djemtë që ndihmuan; Julin, vëllain e Julit, dajën e Julit dhe Marion.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!