Një aksident i frikshëm ndodhi mëngjesin e kësaj të hëne në rrugën dytësore Lezhë-Rrilë, pranë Ishull-lezhës.
Një automjet që drejtohej nga një grua u përplas me murin rrethues të një banese dhe më pas u përmbys. Fatmirësisht drejtuesja e mjetit mori lëndime të vogla pa probleme për jetën.
Policia, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, nga i cili u bllokua dhe rruga për rreth 60 minuta.
Paraprakisht dyshohet se lagështia në rrugë mund të ketë qenë një faktor që ka ndikuar në këtë përplasje, ndërsa po verifikohet edhe shpejtësia me të cilën lëvizte mjeti në momentin e aksidentit.
Aksi Lezhë-Rrilë është një prej akseve më problematike sa i përket aksidenteve në qarkun e Lezhës.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Aksidenti#Lezhe
![](https://i.ytimg.com/vi/YEBWuDJtgEo/maxresdefault.jpg)