Pas shumë kërkimeve brenda apo jashtë vendit, Policia e Lezhës arrestoi 39 vjeccarin e shpallur në kërkim për vrasje dhe të kategorizuar nga Policia si person me rrezikshmëri të lartë. Aksion i koduar “Lalm i Ri”, në të cilin u angazhuan jo vetëm efektivët e policisë së Lezhës, por edhe forcat “Renea” u mbyll me arrestimin e Edmond Përdodës, person në kërkim për vrasjen e kryer në prill të viti 2020.
Pas informacioneve të siguruara nga policia se një person i rrezikshëm fshihej në një banesë 2-katëshe, u zhvillua operacioni policor, i bazuar në një plan konkret masash për të mos pasur incidente të rënda, që në jo pak raste janë shënuar në raste të tilla. Edmond Përdoda u kap nga efektivët e forcave “Renea”, të cilët rrethuan shtëpinë ku ai fshihej. Pas negociatave mes efektivëve dhe Përdodës, u bë dhe arrestimi i tij pa bërë rezistencë.
Përdoda është një emër i njohur jo vetëm për veprat penale të kryera në Shqipëri, por ka qenë i dënuar dhe në shtetin grek. Ai është dënuar atje për vrasje, ndërsa kohë më parë në Shqipëri edhe për armëmbajtje pa leje dhe shkatërrim prone. Pas ngjarjes së 27 prillit të dy viteve më parë, ku Edmondi dhe vëllai i tij Aleksandri vranë dy persona, gjykata e Lezhës lëshoi një urdhër ndalimi ndaj tij për veprën penale “ Vrasje në rrethna të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#RENEA#Arrestimi#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/YR28SJrvqn0/maxresdefault.jpg)