5 zyrtarë policie janë ndëshkuar nga Drejtoria e Standardeve Profesionale e Policisë së Shtetit, pas denoncimeve të bëra ndaj tyre për shkelje të ndryshme gjatë ushtrimit të detyrës.
Për rrjedhojë, Pashk Syziu, me detyrë Shef i Krimeve i Komisariatit të Policisë Devoll, është përjashtuar menjëherë nga Policia e Shtetit, për shkelje të Kodit të Etikës së Punonjësit të Policisë së Shtetit gjatë përmbushjes së detyrës. Syziu u denoncua nga Marsel Buci, se e kishte dhunuar gjatë marrjes në pyetje, çka është konstatuar edhe në vendimin për përjashtimin e tij nga policia.
Po ashtu për tejkalim kompetencash, është pezulluar edhe efektivi i forcave ‘Shqiponja’ në Dibër, B.Z.
Policia Kufitare në Portin e Durrësit ka qenë më e prekura nga këto masa, ku inspektor P. M., me detyrë Ndihmëskontrollor është pezulluar dhe është transferuar në një detyrë tjetër, pasi ka shkelur atributet dhe kompetencat e punonjësit të Policisë. Vendimi është marrë në duke u bazuar në disa publikime në rrjetet sociale, nga ku rezulton se inspektori gjatë kontrollit të dokumentacionit të qytetarëve që udhëtonin drejt Italisë, ka kryer veprim korruptiv ndaj një shtetaseje, për ta lejuar që të kalojë kufirin.
Po ashtu në këtë pikë kufitare janë pezulluar dhe transferuar 2 punonjës të tjerë policie, pasi akuzohen për shpërdorim detyre.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Durrës#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/YbZTPuHmKD4/maxresdefault.jpg)