Arbnore Zogjani shkroi ne rrjetin social Facebook -
Veç më kushtoi zemra të këndoj për ta. Dita e Çlirimit sivjet është e mangët pa liderët e luftës dhe paqes në Kosovë.
E falënderoj këngëtaren Shyhrete Behluli, e cila më lejoi ta përshtas dhe interpretoj këngën e saj “Në Ditën e Flamurit”.
Urime 12 Qershori të gjitha nënave dhe baballarëve të çlirimtarëve. Urime Ditën e Çlirimit, Kosovë!
Teksti :
Ne Diten e flamurit
Ne nje shpi te vjeter
Nje nene kosovare
e kish marr nje leter
Me shkronja te kuqe
asht mbushe letra e bardhe
Nana ime e dashur
t'pershendes me mall!
Bahu nane e forte
mos qit lote nga syte
ma i forte se burgu
asht ba djali yt
edhe pse kete leter
po e shkruj n'erresire
gezohem qe lexohet
n'drite t'kosoves t'lire
a kendu'n bilbilat
nane sivjet n'kosove
a u ngrit flamuri
me 28 nentore
a u vesh rinia
oj nane kuq e zi
a i kish hije shqipes
me valu ne liri
a krisen me pushke
nane krushqit e lirise
a pat darsem te madhe
n'zemer te shqiperise
a u vune kunora
deshmoreve ne varre
a jehoi n'kosove
kanga jone shqipetare
a pat uje ne kroje
nane me ta shu etjen
a pate fuqi
sivjet me e munde vdekjen
a ta kane randu
moj nane rrudhat ballin
bahu nane e forte
se t'forte e ke djalin
deshti zoti nane
e gjeta nje udhe
qe kjo cope e letres
ty me t'ardhe ne duar
ngjyra po me tepron
po s'kam me shume leter
veq m'kushtoi nane zemra
me ta uru festen.
Arbnore Zogjani - Në Diten e Flamurit (Official Cover)
Теги
arbnore zogjaniarbnore coverne diten e flamuritdita e flamurithysen zogjanipdkkenga ne pdkkenga per hashim thacinflamurishyhrete behlulicover shqipkenga per uckuqkuckkenga per uqkarbore zogjanikenga e flamuritarbnore zogjani ne diten e flamuritarbnore flamuriarbnore zogjani flamuria kendun bilbilatarbnore zogjani me tekstarbnora zogjaniarbnora zogjani me tekstarbnora zogjani flamuriarbnora zogjani dita e flamurit