Paraditen e sotme gazetari i ABC News Andi Qosja u rkthye në vendin ku ndodhi atentati ndaj prokurorit Ndoji, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mbetën të plagosur edhe shoferi i tij Andi Maloku dhe Landi Muharremi.
[ Ссылка ]
Gazetari i ABC News Andi Qosja solli në vëmendje dinamikën e ngjarjes. Në vendngjarje tashmë kanë mbetur vetëm targa e makinës së prokurorit dhe copëza hekurishte.
“Ky është vendi ku automjeti ka përfunduar. Janë dashur 60 minuta për të nxjerrë automjetin dhe ndërhyrja e një vinçi për të nxjerrë automjetin”- raporton gazetari.
Dyshohet se atentatorët kanë menduar se në drejtim të automjetit ka qenë Arjan Ndoi dhe ky duhee të ekzekutohej. Ky gabim shënjestre ka bërë që prokurori të marrë vetëm dy plumba. Prokuroria po heton në disa pista.
Mësohet se makina lëvizte me mbi 110 km orë e cila ndiqej edhe nga atentatorët.
Të gjitha lëvizjet e prokurorit Ndoi janë monitoruar në distancë nga një automjet tjetër dhe besohet që autorët janë mbështetur edhe nga një mjet tjetër. /abcnews.al
![](https://i.ytimg.com/vi/Yc4Yc4BlQsE/mqdefault.jpg)