Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës mbrëmjen e të dielës. Pushimet e turistes 8 vjeçare nga Sllovakia janë ndërprerë në mes. Rreth orës 20:00 një aksident rrugor është shënuar në segmentin rrugor Maminas- Gjiri i Lalëzit, ku një vajzë e vogël u përplas nga një automjet tip Audi që drejtohej nga një 18-vjecar. Burime nga vendi i ngjarjes bënë me dije se drejtuesi i automjetit sapo kishte marrë patentën. Fëmija ka qenë duke lëvizur te zona e njohur si Kryqëzimi i Lurës, kur u godit nga automjeti i drejtuar nga i riu. E mitura e aksidentuar u dërgua menjëherë në spitalin e traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore, por nuk mundi ti rezistonte plagëve të marra. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Durres#Askident#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/YcuLKHhhtNo/maxresdefault.jpg)