#rtvora #rtvoranews
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dha sot dorëheqjen nga posti i kryetarit të shtetit për t’u përballur si qytetar i thjeshtë me akuzat për krime lufte.
Aktakuza kundër tij është ngritur nga prokurorë ndërkombëtarë, me seli në Hagë, por që punojnë me ligjet e Kosovës.
Por për çfarë akuzohet Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e ish-drejtues të tjerë të UÇK-së?
Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë ka zyrtarizuar tashmë akt-akuzën prej dhjetë pikash në Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke akuzuar presidentin e dorëhequr të Kosovës Hashim Thaçi, ish kreun e PDK Kadri Veseli dhe të tjerë ish drejtues të UÇK-së për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje, zhdukje me dhunë të personave, persekutim dhe tortura.
Sipas akuzës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuarit e tjerë të akuzuar janë përgjegjës për rreth 100 vrasje.
Krimet e pretenduara në aktakuzë përfshijnë qindra viktima të njohura shqiptarësh , serbësh, romësh dhe të etnive të tjera të Kosovës dhe përfshijnë kundërshtarë politikë”.
Më herët, Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës akuzoi Thaçin dhe Veselin për përpjekje që pengonin dhe dëmtonin punën e Dhomave të Specializuara.
Gjatë vitit të kaluar, më shumë se 100 njerëz, kryesisht ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, janë thirrur për t’u marrë në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar si të dyshuar ose dëshmitarë në lidhje me krimet që dyshohet se janë kryer gjatë luftës për pavarësisë të Kosovës nga Serbia midis 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 1999 në Kosovë.
Ndër ta kishte edhe ish-luftëtarë të UÇK-së, të cilët janë bërë politikanë të profilit të lartë, siç është Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqjen si kryeministër i Kosovës pasi u thirr.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Ещё видео!