Janë identifikuar dy shqiptarët e ekzekutuar mbrëmjen e një dite më parë në Nea Zmirni të Athinës. Burime për Top Channel pohuan se viktimat janë Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç dhe Armando Organja, 44 vjeç. Cercizaj, me origjinë nga Vlora, është qëlluar me dy plumba në kokë duke ndërruar jetë menjëherë, ndërsa Organja nga Berati, mori dy plumba në një gjoks dhe një në bark. POlicia ka nisur një hetim mbi autorët e ngjarjes së rëndë.
Posta kryesore deri tani është ajo e një larjeje hesapesh, Ogranja kishte edhe më parë kërcënime, dhe kohët e fundit i ndërronte shumë shpesh lokalet ku qëndronte. Çercizaj nga ana tjetër njihej si kontigjent krimi për çështje droge dhe vepra të vogla penale. Ai rezulton të ketë qenë dhe i dënuar më parë nga gjykata e Vlorës për dhënie ndihme në kalimin e paligjshëm të kufirit.
Sipas dëshmitarë okularë, personi që shtiu mni viktimat ka qenë i maskuar. Në zonë u gjenden disa gëzhoja të kalibrit 9 mm. Patrulla policie javë vënë në gjurmet e autorëve të krimit të dyfishtë, pasi dyshohet e mund të kenë qenë të përfshirë të paktën 2 ose 3 persona. E plagosur mbeti dhe një shtesë greke, e cila po kurohet në spitalin Evangjelizmos e është jashtë rrezikut për jetën.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Vrasje#Greqi#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/YfWIBJvVacU/maxresdefault.jpg)